Братство-Миѓени
Bratstvo-Migjeni

banerveb

Прирачник за ИКТ

Login Form

PROJEKTI I USAID-it ,,LEXIM PËR LIDERSHIP”

Projekti synon të përmirësojë aftësitë e gjuhës dhe matematikës tek  nxënësit e klasave fillestare, për të rritur aftësitë pedagogjike të mësimdhënësve, veçanërisht të aftësive për vlerësimin formativ dhe vlerësimin e nivelit të gjuhës dhe shkrim-leximit , lëndës së matematikës te nxënësit, dhe për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet për rëndësinë e arsimimit në një moshë të re.

Shkolla jonë "Bratstvo-Migeni" është përfshirë në fazën e parë të projektit.

TRAJNIM I ORGANIZUAR PËR FËMIJË PROKUROR NGA SHKOLLAT FILLORE

Koalicioni TANI  në periudhën prej 27 shkurt deri 02 mars 2014 në hotel Ambient në Strugë organizoi trajnim për rizgjedhjen e 15 fëmijëve prokuror nga 5 shkolla fillore nga Prilepi, Tetova, Dibra, Kumanvoa dhe Kavadarci. Në këtë trajnim, fëmijët fituan njohuri për Konventën e të drejtave të fëmijëve dhe si ti edukojnë moshatarët për lajmërimin e shkeljes së të drejtave të fëmijëve në shkollat e tyre. Gjithashtu në këtë trajnim u identifikuan mënyrat e bashkëpunimit mes fëmijëve prokurorë dhe zëvendës Avokatin e Popullit në RM përgjegjës për të drejata e fëmijëve.

Aktivitetet të cilat realizon Koalicioni TANI bëhen me qëllim që të përparojë dhe dukshëm të përmirsohet pozita e fëmijëve në shkolla dhe të tregohet kujdes më i madhë nga ana e të riturve. Përmes këtyre trajnimeve duam ti edukojmë fëmijët për të drejtat e tyre të cilat u takojnë dhe të kontribuojmë drejtë realizimit të këtyre të drejtave në shkolla, u shpreh Zoran Ilieski, Drejtor i TANI.

Modeli i fëmiut prokurorë funksionon nw 20 shkolla fillore dhe të mesme dhe paraqet mjet institucional të mrekullueshëm për barjtën e Konventës për të drejtat e fëmijëve si dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkolla. Ky model, TANI filloi ta realizoj nga viti 2011 në kuadër të projektit ,, Implementimi I Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni’’, e finansuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci.

Projekti do të vazhdojë të realzohet në 20 shkolla fillore dhe të mesme në partneritet me organizatat në vijim: Këshilli i të Rinjëve Prilep, Këshilli i të Rinjëve Ohër, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit –Dibër, Klubi i të Rinjëve –Shtip, Multikultura – Tetovë, Asociacioni për iniciativa demokratike – Gostivar, Agjencioni për Zhvillim Lokal- Struga, IMKA – Manastir dhe Qendra për dialog ndërkulturor – Kumanovë.

Në kuadër të projektit do të realizohen aktivitete nga tre komponente:

  • Monitorim I zbatimit të Konventës për të drejtat e fëmiut
  • Modeli fëmijë prokurorë
  • Organizata shkollore/rinore

Projekti është I finansuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci.

Fëmijë prokurorë  në ShF ,,Bratstvo – Migjeni’’ Tetovë janë

1. Milla Svetozareviq VII-1

2. Levent Ademi- VII-5

Zëvendës të tyre janë

1. Katerina Mihajllovska VIII- 2

2. Gert Salihi VII-5