Братство-Миѓени
Bratstvo-Migjeni

banerveb

Прирачник за ИКТ

Login Form

“ Rruga drejt vendit të dytë në volejboll”

Në një ditë të bukur me diell arsimtari i edukatës fizike na informoi se disa vajza i ka paraqitur për garën në volejboll. Ai na tha se do të ketë gara komunale, rajonale dhe në fund garë kombëtare në qoftë se arihet deri aty. Ne menduam se nuk do të arrijmë asgjë, sepse nuk kemi kushte për trajnim dhe  pajisje, për shkak se shkolla nuk kishte mjete të mjaftueshme për atë lojë, por ne  sidoqoftë vendosëm të shkojmë dhe të tregojmë se çfarë kemi mësuar edhe pa kushte për trajnim.

Erdhi ajo ditë kur duheshte të mbahen garat komunale në palestrën e shkollës fillore . " Goce Delçev " . Arsimtari na tha në ora 9 të mëngjesit të jemi në sallë. Ne ishim të bindur se do të shkojmë më tutje, sepse edhe pse ekipet e tjera i kishin kushtet e trajnimit nuk  ishin më të fortë se ne. Para se të hyjnim në palestër arsimtari na tha që të jemi të qetë dhe të fokusuar në lojë, sepse ka disa ekipe që janë të dobët dhe pa përpjekje të madhe mund ti fitojmë. Filloi ndeshja e parë. Ekipi i parë ishte pak më i dobët dhe ashtu si na tha arsimtari I fituarm me më pak përpjekje. Menjëherë pas ndeshjes së parë, luajtëm me një ekip që ishte përgatitur më mirë se i pari, por ne bëmë gjithçka dhe e fituam edhe këtë ekip. Së fundi, u luajtë loja finale ku nxënësit që morën pjesë ishin të përgatitur me të vërtetë mirë për këtë ndeshje. Ne me shumë përpjekje, luftuam si kurrë më parë. Nuk na u besua kur ne e morëm pikën e fundit dhe e fituam edhe këtë ekip . Asnjëherë nuk kemi qenë aq të lumtur sa që nga sytë na pikuan lotë gëzimi. Poashtu, edhe arsimtari ishte I lumtur për këtë fitore dhe na tha të përgaditemi për gara rajonale që do të mbahen në 5 Mars në Negotinë.

Ishte 4 Marsi , ne ende nuk e dinim a do të shkojmë në garat rajonale. E pyetëm arsimtarin, por edhe ai nuk e dinte,  për shkak se nuk varej prej tij. Shkolla u përpoq për të gjetur transport për në qytetin e Negotinës, por nuk ishin të sigurt se a do të gjejnë, na thanë të presim deri në fund të orës së shtatë. Ne pritëm deri në orën e shtatë , por ishim të zhgënjyer, u pajtuam me mendimin se nuk do të marrim pjesë në atë garë. Mbaroi ora e shtatë . Arsimtari erdhi dhe na tha që të përgatitemi sepse të nesërmen në orën 7 të jemi në  e oborrin e shkollës për të shkuar në Negotinë. Ne ishim shumë të lumtur dhe me padurim pritnim mëngjesin. Erdhi ora shtatë e mëngjesit. Të gjithë u mblodhëm jashtë oborrit të shkollës, përshëndetëm shokët-shoqet e  klasës tonë , të gjithë arsimtarët dhe  drejtorin, na uruan fat dhe na thanë që të kthehemi me fitore. Ne filluam rrugën. Kur arritëm hyrëm menjëherë në sallë . U përgaditëm dhe dolëm në fushë. Edhe pse ne nuk ishim në qytetin tonë, kishim një publikë që  brohoriste për ne. Këto ekipe ishin shumë më të dobët nga ajo që ne kishim menduar, kurse ne ishim ende më fortë nga ajo që imagjinonim. Ne kemi luajtur fortë dhe luftimthi . Me një fjalë mund të themi se kemi luajtur shumë mirë . Arsimtari në çdo moment na përkrahte, sidomos edhe atëher kur binim psiqikisht dinte të na kthej. Arsimtari tha se ne do të shkojmë në garën kombëtare e cila do të mbahet në Veles dhe do të qëndrojmë aty 3 ditë, te disa nxënës të asaj shkollës fillore. U vendosëm te vajzat . Ata ishin shumë të mira dhe të shoqërueshme. Duhej të luanim me sy të frikësuar hyrëm në sallë e cila ishte e mbushur me fëmijë, ndeshja jonë ishte e para, në terren qëndruam me shumë frikë, pa mos ditur sat ë forta janë ekipet me të cilat do të luajm , edhe pse  humbëm lojën e parë nuk e humbëm edhe  shpresën për të ardhmen, sigurisht  që arsimtari ishte gjithmonë me ne dhe na stimulonte, pas ndeshjes të gjithë shkuam në shtëpi , ku pushuam dhe  shkuam në shëtitje për të parë qytetin e Velesit.

Të nesërmen në mëngjes  loja jonë ishte  e para,  ne kishim ndeshje me ekip nga Prilepi (me ekipin që u ndeshëm në gara rajonale),  luajtëm shkëlqyeshëm dhe I mundëm me  2-0 ekipën e Prilepit, ky hap ishte momenti i lumtur për ne , po atë ditë, kemi pasur edhe një ndeshje tjetër me ekip nga Shtipi, për të cilat fliteshte se janë shumë ekip të fortë , por jo edhe për ne i lamë ata në zero , me dy fitore 2-0, na ngeli edhe një ndeshje dhe imagjinoni luftonim për vendin e parë apo të dytë, në fillim nuk mund të besonim i kishim sytë me lot , e ndajtëm lumturinë tonë me prindërit dhe madje edhe me disa arsimtarë i njoftuam për  suksesin tonë, me sytë e përlotur ende pritnim miqtë e rinj për të përfunduar ndeshjet dhe të shkojmë në shtëpitë e tyre.

Të nesërmen të pushuar ora 9 duheshte të luajmë ndeshjen e fundit, duke e ditur  se ndeshemi me një ekip shumë të fortë megjithatë luajtëm fortë por jo edhe mjaftueshëm për të arritur epërsi ndaj tyre edhepse poenat për fotire ishin të vogla. Normalisht tek ne kishte një dozë mërzie sepse në maje është më këndshëm, por ishim të kënaqur edhe me suksesin që kishim arritur. Pas ndeshjes na reshtuan në katër kolona për të na ndarë çmimet për suksesin e arritur. Pasi I’u ndanë diplomat dhe peharet fituesve na erdhi radha edhe neve. Ishim shumë krenare veçanërishtë kur na u drejtuan me fjalët e mrekullueshme:

‘’Finalistë të arsyeshëm janë edhe Bratstvo – Migjeni nga Tetova, ndoshta nuk fituan në finale por na lanë përshtypje shumë të mirë, volejboll I mrekullueshëm, megjithatë Tetova është e njohur si qytet për volejboll kjo dhe ashtu të ngel…’’

Me mërzi dhe keqardhje u përshëndetëm me vajzat te të cilat qëndruam sepse u mësuam me njëra tjetrën, hyrëm në kombin dhe të kënaqura u larguam nga qyteti I Velesit duke marrë me vehte kujtime të bukura të kaluara në këtë qytet të mrekullueshëm të cilat gjatë kohë do na ngelin në kujtim.

1149563 10201522184006524 2121590678 o

                                     

odbojka 3